Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot ka marrë pjesë në përkujtimin e Masakrës së Reçakut, duke publikuar dy fotografi nga atje.
Guerot në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka veçuar fotografinë e Halim Beqirit, i cili ishte 14 vjeç kur u vra atë ditë, 24 vjet më parë.
“Kam marrë pjesë në përkujtimin e masakrës së Reçakut në vitin 1999. Halimi ishte vetëm 14 vjeç kur u vra. Një viktimë mes shumë të tjerave. Duke kujtuar të kaluarën dhe duke ndërtuar të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar ambasadori francez./Prishtinapress/