Pas deklaratës së Josep Borell lidhur me situatën në veri të Republikës së Kosovës ka reaguar ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot.
Guerot thotë se qëndrimi i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së në emër të 27 shteteve është shumë i qartë duke treguar mbështetjen e tij.
Ambasadori francez thotë se presidenti Macron, kancelari Scholz dhe Borell qartazi kanë treguar kushtet për të dalë nga kriza dhe thotë se për këtë e kanë mbështetjen e gjithë BE-së.