Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur për marrëveshje ne arritur në mes të kryeministrit Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vucic. Ai ka theksuar rendësin e zbatimit të këtyre zotimeve, ndërsa ka theksuar se ka pasoja nëse nuk respektohen marrëveshjet e arritura, shkruan Gazeta Metro.
Në një intervistë për RTK që pritet të transmetohet sonte, ambasadori francez ka folur për pasojat që mund t’i presin palët që nuk respektojnë zotimet e marrëveshjes.
Ai ka thënë se do e ndjekin me vëmendje respektimin e këtyre marrëveshjeve dhe natyrisht do ketë pasoja nëse nuk respektohen.
“Edhe para agresionit në Ukrainë ka pasur angazhime, janë kontributet tona për t’i zgjidhur këto çështje në mënyrë që perspektiva e të dy vendeve në kontekstin e krijuar pas agresionit rus në Ukrainë ka nxitur edhe me shumë që të dy vende të shkojnë drejt BE’së”, tha ndër të tjera ambasadori Guerot./gazetametro.net