1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori francez flet për masat e BE’së i lidh edhe me zgjedhjet në komunat veriore: Sa më parë që mbahen aq më mirë

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot ka thënë se vendi i tij mbështet heqjen e pjesshme të masave të BE-së ndaj Kosovës, por kjo sipas tij, nuk do të thotë që këto sanksione do të hiqen deri në fund të vitit.

Guerot tha se këto masa ishin përgjigje e veprimeve të Qeverisë së Kosovës, veprime këto që ishin të pakoordinuara dhe fatkeqe.

Pas 17 muajsh që nga vendosja e këtyre sanksioneve ndaj Kosovës, Guerot thotë se ato ose janë përmirësuar ose ndryshuar, megjithëse kërkon që të ketë sa më shpejt zgjedhje komunale, pas atyre bojkotuese për heqjen e kryetarëve të katër komunave veriore.

“Për hir që t’ua kujtoj të gjithëve, ne kishim një tërheqje masive nga ana e serbëve të Kosovës nga institucionet, përfshirë edhe komunat.  Ne mendojmë se këto dorëheqje kanë qenë shumë të rëndësishme për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, po ashtu edhe për komunitetin serbë në Kosovë. Kishim zgjedhjet të cilat janë bojkutuar, dhe bojkoti po ashtu fatkeqësisht ka qenë fatkeq sepse ka çuar në vazhdimësi të bllokadës, megjithatë, me nismën e Qeverisë së Kosovës të cilën neve e kemi konsideruar fatkeqe dhe jo të mirëseardhur, në maj të vitit 2023 që po ashtu ka çuar në dhunë në Zveçan, me 90 ushtarakë të KFOR-it të cilët ishin lënduar bashkë me gazetarë të Kosovë”, tha Guerot në Klan Kosova.

“Masat ishin vendosur si përgjigje ndaj këtij veprimi të qeverisë, të cilën të gjithë ne, BE-ja ndjenim se ishte veprim fatkeq”.

“17 muaj më vonë disa çështje ose janë përmirësuar, ose kanë ndryshuar. Sepse është bojkotuar edhe referendumi për heqjen e kryetarëve të komunave, kjo nuk ka ndryshuar situatën por mendojmë që sa më parë të kemi zgjedhje të reja komunale, sa më shpejt aq më mirë”, shtoi ai.

“Kemi diskutuar gjatë verës se nëse këto masa mund të hiqeshin, ishin disa veprime të pakoordinuara, të cilat patën efekt negativ në diskutimet tash. Franca është në favor të heqjen e pjesshme të masave, këtë e ndajnë disa, jo të gjithë hezitojnë, por nuk mund të parashoh nëse diskutimet mund të sjellin rezultat deri në fund të vitit”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img