24.7 C
Pristina
Monday, April 21, 2025

Buy now

spot_img

Ambasadori finlandez bën thirrje për formimin e institucioneve në Kosovë: Sa më shpejt, aq më mirë

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka theksuar rëndësinë e krijimit të institucioneve funksionale në vend, duke nënvizuar nevojën urgjente për stabilitet politik dhe institucional, shkruan Gazeta Sinjali.

Këto deklarata vijnë në një moment kur procesi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës është përballur me vështirësi. 

Tentimi për të zgjedhur kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiun nga Lëvizja Vetëvendosje – partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit – përfundoi pa sukses. Si pasojë, seanca është shtyrë për 48 orë dhe pritet të vazhdojë sot në orën 15:00.

Ambasadori Nissinen tha se krijimi i institucioneve funksionale duhet të ndodhë sa më shpejt.

“Së pari, vërtet shpresoj që formimi i institucioneve – institucione funksionale – të ndodhë sa më shpejt. Mendoj se jetojmë në një situatë globale ku zhvillimet e reja nuk ndalen. Ato nuk presin gjatë që gjërat të formohen. Gjithashtu, reformat që janë të nevojshme këtu në Kosovë duhet të jenë në gjendje të ecin përpara. Prandaj mendoj se sa më shpejt, aq më mirë. Të kemi një qeveri të re dhe një Kuvend të ri të formuar do të ishte më e mira për popullin e Kosovës”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img