13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori Delawie: E dënoj në mënyrën më të fuqishme të mundshme vrasjen e Ivanoviqit

Vrasjen e liderit të Iniciativës Qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviq sot në mëngjes, e ka dënuar ashpër edhe Ambasada Amerikane në Prishtinë përmes një deklarate për media.
Ambasadori Greg Delawie ka ftuar institucionet kosovare të drejtësisë që sa më shpejt t’i sjellin para drejtësisë kryesit e kësaj vrasje.

“Dënoj në mënyrën më të fortë të mundshme vrasjen e dhunshme të Oliver Ivanoviqit këtë mëngjes, dhe shpreh ngushëllimet më të thella të Ambasadës për familjen e tij. I bëj thirrje të gjitha institucioneve të drejtësisë në Kosovë – veçanërisht tani që policia, prokurorët dhe gjykatat janë të integruara – të hetojnë këtë incident me shpejtësi dhe profesionalizëm dhe t’i sjellin autorët para drejtësisë”, thuhet në komunikatë.

Ambasada më tej ka ftuar të gjitha palët që në këtë kohë të ndjeshme të përmbahen nga gjuha e rrezikshme.

Ne i nxisim të gjitha palët që të shmangin retorikën e rrezikshme dhe të mbeten të qetë në këtë kohë të ndjeshme dhe të përkushtohen për të vazhduar punën drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në komunikatën e Ambasadës Amerikane.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img