Site icon PrishtinaPress

Ambasadori Delawie do të adresojë korrupsionin në ditën e 2-të të javës së grave

Ambasadori i SHBA-së, Greg Delawie do të jetë folësi kryesor në panelin “Korrupsioni si Kërcënim ndaj Demokracisë” që do të mbahet në ditën e dytë të aktivitetit vjetor “Java e Grave”.

Kështu ka njoftuar kjo ambasadë përmes një komunikatë për media, e cila bën të ditur se konferenca fillon në orën 13:00, transmeton Indeksonline.

Ky është njoftimi i plotë:

Ambasadori Delaëie do të jetë folësi kryesor në panelin “Korrupsioni si Kërcënim ndaj Demokracisë” që do të mbahet në ditën e dytë të aktivitetit vjetor “Java e Grave”.  Kjo ngjarje është paraparë për:

të martën, me 20 mars

në ora 13:00

Hoteli Emerald  

Graçanicë

Korrupsioni është njëra nga sfidat kryesore të shteteve anembanë botës, sfidë kjo që kërcënon stabilitetin e institucioneve demokratike, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, si dhe sigurinë publike.  Tema e Javës së Grave sivjet është “Qeverisja Llogaridhënëse”.  Korrupsioni është një nga pengesat kryesore në rrugën e arritjes së qeverisjes llogaridhënëse. Java e Grave është një aktivitet vjetor në nivel kombëtar i cili filloi në vitin 2012 si pilot projekt i Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) me mbështetje të USAID-it.  Ai sjellë së bashku një grup ndëretnik prej më shumë se 100 gra përfaqësuese të partive politike, shoqërisë civile, bizneseve, mediumeve dhe botës akademike.

Ky dokument shërben vetëm për qëllime të planifikimit mediatik dhe nuk është për botim.

 

Për informata shtesë, ju lutemi kontaktoni Xheraldina Cernobregun, Specialisten e lartë për Komunikim dhe Informim, 049-95-85-95.

Exit mobile version