Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka marrë pjesë në hapjen e ekspozitës së fotodokumentarit “KFOR and Kosovo + 25” që shënon edhe 25-vjetorin e hyrjes së trupave të KFOR-it në Kosovë, ekspozitë kjo që po shfaqet në ambientet e Muzeut Kombëtar të Kosovës.
Ai u shpreh i nderuar që mori pjesë në këtë ngjarje bashkë me kryeministrin Albin Kurti, Lordin George Robertson dhe shumë të tjerë që përjetuan ardhjen e KFOR-it 25 vjet më parë, sipas tij, “në mënyra të ndryshme”.
Hargreaves tha se “fotografitë e Nick Sidle në hapje të ekspozitës ‘KFOR and Kosovo +25’ janë një vlerësim prekës dhe i përshtatshëm për humanizmin e atyre që luftuan dhe atyre që vuajtën, dhe ata që vuajnë edhe sot”.
“Faleminderit për Sitakumari, ekipit në Heartstone dhe të gjithë të tjerët të përfshirë në sjelljen e kësaj ekspozite të përshtatshme në Muzeun Kombëtar. Është e hapur për dy javë të tjera – shkoni dhe shiheni atë”, tha ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves.