Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Aboot është takuar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.
Aboot tha se u takua për të shprehur mirënjohje.
“Sot, u takova me Lumir Abdixhikun të shpreh mirënjohjen time për bisedat e shumta interesante dhe konstruktive që kemi ndarë gjatë viteve të fundit, gjatë kohës së tij si ministër dhe tani si lider i opozitës”, shkroi ai në X.
Abdixhiku ka pritur sot në takim ambasadorin britanik. Ai i dhuroi Abbottit një helmetë ilire, me qëllim që ta mbajë si rikujtim nga Kosova si dhe rikujtim të bashkëpunimit të ngushtë me LDK-në.