Site icon PrishtinaPress

Ambasadori britanik takon Krasniqin e Hamzën: Diskutojnë për ngjarjet e fundit dhe zgjedhjet

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka takuar sot kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe kandidatin për kryeministër nga kjo parti, Bedri Hamzën.

Për këtë takim ka njoftuar ambasadori britanik, i cili ka thënë se kanë diskutuar për ngjarjet e fundit në vend si dhe për planet për zgjedhjet e reja.

“Sot u takova me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës – Memli Krasniqin dhe kandidatin për kryeministër Bedri Hamza për të diskutuar ngjarjet e fundit, planet për zgjedhjet dhe forcimin e rolit të gruas në politikë.” – ka shkruar ambasadori Hargreaves duke ia bashkëngjitur edhe disa fotografi.

Exit mobile version