0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori britanik sqaron letrën që ia dërgoi KQZ’së për zgjedhjet në Drenas

Ambasadori Britanik Ruairi O’Connell ka shpjeguar se letra që ia ka drejtuar KQZ’së në emër të vendeve të Quint’it(SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia), nuk është një synim për të ndërhyë në politikë, pasi sipas tij, populli i Kosovës duhet t’i zgjedhe vet udhëheqësit.

O’Connell në letrën drejtuar KQZ’së ka kërkuar që OSBE të monitorojë zgjedhjet në Drenas, për shkak të mundësisë së keqpërdorimeve, por ka shprehur keqardhje që letra është bërë publike.
Ja çfarë ka shkruar Ambasadori.
 
E shoh se letra ime që kam shkruar në emër të Kuintit, drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është bërë publike. Më vjen keq që kjo letër është bërë publike, edhe pse është dashur të mbetet si korrespondencë private me autoritetin qëndror të zgjedhjeve. Si e tillë, ne nuk kemi asnjë qëllim të ndërhyjmë në politikë; është populli i Kosovës ai që duhet të vendos për udhëheqësit e vet. Ka qenë një gabim në përkthim në gjuhën shqipe. Ne nuk kemi thënë se ka pasur ‘gjithëmonë’ shqetësime. Por, ne kemi vërejtur se ka pasur shqetësime ‘historike’. Ne nuk kemi dëgjuar ndonjë akuzë për mashtrim para kësaj zgjedhje. Motivimi ynë ishte se, në një periudhë me tensione të larta politike, është e rëndësishme si për Kosovën ashtu edhe për rajonin që zgjedhjet të pranohen nga të gjithë si të lira dhe të drejta, dhe se monitorimi i OSBE-së do të ndihmojë për të siguruar këtë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img