Site icon PrishtinaPress

Ambasadori britanik shpreh ngushëllime për viktimat në Pejë: I impresionuar nga ndihma për të prekurit nga vërshimet

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Mirsada dhe Dion Ademaj, nga vërshimet e djeshme në Pejë.

Abbott, me anë të një postimi në ‘Twitter’ ka thënë se ka ngelur i impresionuar nga angazhimi për ndihmë për banorët e prekur nga vërshimet në Pejë.

“Dëshiroj t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes së dy personave që humbën jetën mbrëmë në Pejë. Më bën përshtypje përkushtimi i të gjithë atyre që janë përfshirë në mbështetjen e të prekurve nga përmbytjet”, ka thënë Abbott.

Mbrëmë nga përmbytjet në Pejë mbetën të vdekur nënë e bir.

Exit mobile version