Site icon PrishtinaPress

Ambasadori britanik shkon në Podujevë, viziton shtëpinë ku ka ndodhur masakra e familjes Bogujevci dhe Duriqi

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i shoqëruar nga nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, ka vizituar sot Komunën e Podujevës, ku është takuar me Kryetarin e kësaj komune, Shpejtim Bulliqin.

Në njoftimin e lëshuar nga Komuna bëhet e ditur se ambasadori ka vizituar edhe shtëpinë ku ka ndodhur masakra e familjes Bogujevci dhe Duriqi nga paramiltarët serbë, raporton Express.

“Kryetari Bulliqi së bashku me nënkryetaren Marigona Lahu dhe drejtorët komunal kanë informuar ambasadorin Hargreaves për karakteristikat e Komunës, projektet të cilat janë duke u zhvilluar gjatë kësaj periudhe si; Zona Industriale, Stacioni i Autobusëve, Urgjenca e qytetit, Qendra Multifunksionale, shkolla në disa fshatra dhe çerdhet.

Në fund kryetari Bulliqi falënderoi ambasadorin Hargreaves për vizitën në komunën e Podujevës, kontributin e jashtëzakonshëm të Britanisë së Madhe në luftën e Kosovës si dhe ndihmën e vazhdueshme të Britanisë në shtetndërtimin e Kosovës.”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version