Site icon PrishtinaPress

Ambasadori britanik në Beograd: Duam ta shohim Asociacionin teksa formohet sa më shpejt të jetë e mundur

Beograd, 26. aprila 2024 - Ambasador Ujedinjenog Kraljevstva u Srbiji Edvard Ferguson rekao je danas za Tanjug da je potrebno formirati Zajednicu srpskih opština (ZSO) što je pre moguæe jer je ona važan deo dijaloga i normalizacije odnosa Beograda i Prištine. FOTO TANJUG/ NEMANJA JOVANOVIÆ/ bs

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Beograd, Edward Ferguson, ka thënë se dëshirojnë të shohin teksa Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe formohet sa më shpejt që të jetë e mundur, shkruan RTV. 

Ai ka thënë se Asociacioni duhej të ishte formuar dhe ka shtuar se për Mbretërinë e Bashkuar është një mekanizëm i rëndësishëm që duhet t’iu japë besim komuniteteve serbe në Kosovë lidhur me atë se si mund të kryhen më mirë punët e komunitetit serb në Republikën e Kosovës.

“Asociacioni duhet të ishte themeluar tashmë dhe ne duam ta shohim atë të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne besojmë se është një mekanizëm i rëndësishëm që duhet t’u japë besim komuniteteve serbe në Kosovë lidhur me mënyrën se si mund të kryhen më mirë punët e tyre,” ka thënë Ferguson.

Ai shtoi se Britania e konsideron Asociacionin si një pjesë të rëndësishme të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe se për këtë arsye Mbretëria e Bashkuar vazhdon të inkurajojë Kosovën që të ecë përpara në atë drejtim sa më shpejt të jetë e mundur.

Exit mobile version