Ambasadori i Britanisë së Madhe në Arabi Saudite, Simon Collis, është konvertuar në Islam dhe këtë javë e ka kryer haxhin bashkë me bashkëshorten.
Në postimin e bashkangjitur fotografisë, ai shkroi: “Ambasadori i parë britanik në Mbreterinë e udhëheq pelegrinazhin pasi që u konvertua në Islam: Simon Collis me gruan e vet zonjën Huda në Meka. Lavdia i takon Allahut.”
E Collis e ka falënderuar atë përmes një postimi në Twitter po ashtu.
Collis u konvertua në Islam në vitin 2011 pasi që i ka kaluar 30 vite në shoqëritë myslimane dhe pak para se të martohej me Huda al-Mujarkech, raportojnë mediat arabe./Express/