Pas golit të shënuar nga përfaqësuesi i Belgjikës, Andnan Januzaj kundër Anglisë, ka reaguar edhe Ambasadori Britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell.
Ai përmes llogarisë së tij Facebook ka shkruar një status, ku i adresohet Januzajt.
Kjo vjen pasi që Januzaj është kritikuar nga të gjithë shqiptarët sepse mohoi identitetin e tij duke thënë se është belg.
Ndryshe në Kampionatin Botëror të Futbollit që po mbahet në Rusi, Januzaj është shqiptari i katërt që shënoi gol, pas Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës dhe Blerim Xhemajlit, te tre këta të fundit përfaqësues të Zvicrës.