3.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori britanik: Jam i habitur me stilin e jetesës së shtrenjtë në Kosovë, veturat e shtrenjta

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka thënë se është i habitur me stilin e jetesës së shtrenjtë në Kosovë.

Hargreaves, i cili ka marrë këtë pozitë para pak muajsh, duke folur gjatë lansimit të “Rrjetit të Përbashkët të Inteligjencës Kundër Pastrimit të Parave (JMLINK)” ka thënë se institucionet duhet të angazhohen në luftimin e pastrimit të parave.

“Është nder i madh të jem bashkë me ju në këtë ngjarje të lansimit. Ky moment shënon një zhvillim të rëndësishëm të luftimit dhe pastrimit të parave. Pastrimi i parave është diçka që ndodh nga rrugët e Prishtinës deri në rrugët e Londrës” – ka thënë ai fillimisht sipas “EO”.

Tutje, ai ka shtuar se pastrimi i parave, mundëson krimin të lulëzojë.

“Pastrimi i parave mundëson krimin të lulëzoj dhe mundëson kriminelët të jetojnë në luks. Shkalla e pastrimit te parave në Britani është qindra miliarda. Çka është më e rëndësishme që kemi konstatuar që me JMLINK është bërë një sukses në parandalimin e krimit.” – u shpreh ambasadori britanik.

Në fund, ai ka shtuar se është i habitur me stilin e jetesës në Kosovë e veturat e shtrenjta.

“Jam habitur me stilin e jetesës së shtrenjtë në Kosovë, vetura të shtrenjta, dhe kam pyetur se si ka mundësi të ndodh kjo, nuk përputhet me të ardhurat dhe kjo është shenjë që duhet të hulumtohen këtë raste. Institucionet tuaja janë të gatshme që të fillojnë me këtë sfidë. Britania është e gatshme të punoj dhe të mbështet Kosovën në këtë drejtim. Kosova nga ky lansim do te del më e forte” – u shpreh ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img