Site icon PrishtinaPress

Ambasadori britanik i ndanë medalje ushtares së FSK-së

Manushaqe Nura ka marrë medalje nga Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Emri i Manushaqes është lakuar sa herë që është përmendur suksesi i femrave në shërbimin e tyre në Forcën e Siguerisë së Kosovës.

Pas përfundimit me sukses kursin e rregullt në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst në Mbretërinë e Bashkuar, Nura është ndër ushtaraket e që kanë pranuar medalje për suksesin e tyre gjatë trajnimit.

Ushtarakes nga Vushtrria medalje sot i ka ndarë edhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruari O’Conell, si dhe janë ndarë në faqen zyrtare të Ambasadës Britanike në Prishtinë.

Exit mobile version