Ambasadori Martin Berishaj ka reaguar për raportimet e mediave rreth fjalimit të Kryediplomates Donika Gërvalla në një nga panelet e Forumit të Dubrovnikut. Gërvalla tha se BE është “tigër prej letre” që nuk mund të ofrojë siguri pa NATO’n dhe SHBA’në në Ballkan, për çka mori reagimet e Emisarëve Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak. Këtë të fundit Gërvalla e kritikoi për mënyrën se si i ka ndërmjetësuar bisedimet Kosovë -Serbi dhe ka kërkuar ndërrimin e tij.
Ndonëse, kjo ngjarje është përcjellë direkt nga mediat e Kosovës në transmetimet e ofruara nga organizatori, Ambasadori Berisha i ka quajtur trillime raportime duke thënë se atje s’ka qenë asnjë gazetar nga Kosova e Shqipëria.
Ai ka publikuar edhe një link të një portali kroat si duket për të ofruar modelin se si duhet të raportohet.
Aambasadori Berishaj dyshohet se është i përfshirë në një skandal financiar për shpëlarje parash në Slloveni. Sot, në një postim të shkurtë në Facebook, Berishaj i ka mohuar të gjitha akuzat.
Ambasadori i Kosovës në Kroaci dyshohet se ka transferuar rreth 600 mijë euro kesh nga xhirollogaria e tij bankare në Mal të Zi për tek politikani slloven, Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë.
Paparakisht, mjetet financiare, kompania MB Consulting, në pronësi të Berishajt, i kishte pranuar nga një kompani energjetike serbe, GEN.