Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier e ka takuar sot kreun e Listës Serbe, ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq.
Ambasadori Hovenier tha se me Rakiqin rikonfirmuan përkushtimin e SHBA-së për një Kosovë multietnike, sovrane dhe të pavarur.
“Me ministrin Goran Rakiq, rikonfirmuan përkushtimin e SHBA-së për një Kosovë multietnike, sovrane dhe të pavarur ku të gjithë qytetarët nga çdo komunitet gëzojnë të drejta të barabarta dhe një zë të barabartë në avancimin e së ardhmes evropiane të Kosovës”, shkroi ambasadori amerikan në Twitter.