Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier sot në mëngjes ka shkuar në zyrat e AAK-së për të takuar liderin e saj, Ramush Haradinajn.
Haradinaj ka njoftuar se për Aleancën, partneriteti strategjik me ShBA-të është jetik.
“Improvizimet dhe largimi nga këshillat amerikane në një periudhë kur situata është shumë e brishtë, janë të dëmshme e mund t’i kushtojnë Kosovës”, ka thënë Haradinaj.
Postimi i Haradinajt:
Sot, prita në takim Ambasadorin e ShBA në Kosovë, z. Jeffrey Hovenier. Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë për situatën e sigurisë në Republikën e Kosovës.
Për Aleancën, partneriteti strategjik me ShBA-të është jetik. Andaj, improvizimet dhe largimi nga këshillat amerikane në një periudhë kur situata është shumë e brishtë, janë të dëmshme e mund t’i kushtojnë Kosovës.
Ambasadorin Hovenier, e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që ShBA i jep Kosovës dhe për angazhimin e tij personal që është shumë i rëndësishëm në këtë periudhë.