0.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori amerikan: SHBA është e shqetësuar, Kosova s’po i përgjigjet kërkesave të miqve

Ambasadori amerikan në Prishtinë Jefferey Hovenier, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si partneri më i ngushtë i Kosovës dhe përkushtimi i popullit amerikan ndaj vetë Kosovës dhe popullit të Kosovës mbetet po aq i qëndrueshëm si gjithmonë.

Hovenier thotë se kanë kërkuar nga qeveria e Kosovës që të ndërmarrë disa veprime specifike për të ndihmuar në zbutjen e situatës atje, për të ndihmuar që të ecet përpara për të mirën e Kosovës dhe stabilitetit rajonal.

Por sipas tij, SHBA-ja është e shqetësuar pasi Qeveria e Kosovës nuk u është përgjigjur pozitivisht ndaj këtyre kërkesave.

Duke mos hyrë në specifika, Hovenier tha se është e qartë se do të ketë disa pasoja tjera nëse vazhdohet kjo rrugë ku Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigjet kërkesave të të gjithë miqve të saj.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img