1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori amerikan: Nëse Qeveria vendos të mos na dëgjojë – ka pasoja në cilësinë e partneritetit tonë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier në një intervistë për RTV21 ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore, në të cilën parashihet ndalimi i dinarit serb. Ai ka thënë se nëse Qeveria e Kosovës nuk i dëgjon këshillat do të përballet me ”pasoja në cilësinë e partneritetit tonë”.

Ai ka folur për pasojat që mund të ketë Kosova në rast se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk i dëgjon shqetësimet e SHBA-ve dhe vendeve të QUINT-it.

E dini, nuk dua të futem në hollësi. Do ta them atë që e kam thënë jo më larg se dje. Ne e marrim shumë seriozisht këtë çështje. Kryeministri e ka dëgjuar nga unë. Ai e ka dëgjuar këtë nga Jim O’Brien drejtpërdrejt në më shumë se një rast. Unë nuk mendoj se dikush ka dyshime për këto shqetësime të Shteteve të Bashkuara apo të partnerëve tanë sepse, përsëri, kishte një deklaratë të QUINT-it. Nuk jemi të vetëm në këtë shqetësim”.

Në masën që qeveria është e përgjegjshme ndaj këtij shqetësimi mbi një çështje kaq të ndjeshme se si komunitetet pakicë në Kosovë e ndjejnë se po trajtohen dhe në masën që qeveria i përgjigjet shqetësimeve që ata i ngrenë, për të cilat besojmë se janë legjitime, në masën që qeveria është partnere për të adresuar ato, atëherë ka ndikim pozitiv në partneritetin tonë. Në masën që qeveria vendos të mos i marrë parasysh këshillat tona ose të na dëgjojë, është e qartë se ka pasoja në cilësinë e partneritetit tonë. Sikundër e thashë në deklaratën tim dhe sikundër u tha nga Ëashingtoni, e dini, kjo ndikon në aftësinë tonë për të qenë avokatë efektivë për Kosovën në arenën ndërkombëtare” – ka thënë ai.

Ndërsa për çështjen e dinarit, Hovenier ka thënë se SHBA dhe as partnerët ndërkombëtarë nuk po e kontestojnë autoritetin e Bankës Qendrore dhe as Kushtetutën e Kosovës, por është e shqetësuar me mënyrën se si rregullorja planifikon të zbatohet.

”Jemi të shqetësuar se mënyra në të cilën kjo rregullore po zbatohet apo planifikohet të zbatohet nuk merr parasysh siç duhet disa realitete. Dhe këto realitete për të cilat ne besojmë se nuk merren parasysh në mënyrë adekuate ndikojnë drejtpërdrejt në një nga çështjet më të ndjeshme në dialogun bilateral… në dialogun Kosovë-Serbi që ne e mbështesim e që janë veprimet që prekin komunitetet pakicë në Kosovë, veçanërisht komunitetin serb. Kjo është arsyeja e kërkesave tona”. – ka thënë ndër të tjera ai.

Ai ka folur edhe për themelimin e Asociacionit, duke thënë se do të donin të shihnin se çështja e Asociacioni po lëvizë përpara.

Unë nuk mund të flas për llogaritjet e tyre, unë mund të flas vetëm për urgjencën e kësaj. Mendoj dhe siç tregon situata aktuale, kjo është mjaft urgjente dhe ne do të donim ta shihnim të ketë lëvizur përpara. Dhe nuk e di nëse kam diçka më shumë për të thënë për pasojat nga ajo që kam thënë. Në masën që qeveria është e përgjegjshme për gjërat që ne besojmë se janë të rëndësishme dhe të cilat besojmë se e avancojnë trajektoren evropiane dhe euro-atlantike të Kosovës, rrit partneritetin tone. Në masën që qeveria nuk përgjigjet kjo ndikon në cilësinë e partneritetit tonë.” – ka thënë ndër të tjera ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img