3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori amerikan: Lufta ndaj narkotikëve do energji të reja

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Donald Lu i tha Zërit të Amerikës se pret që ministri i ri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, “të luftojë në mënyrë aktive krimin e organizuar dhe të veprojë në mënyrë të paanshme ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet”.

I pyetur për lëvizjet në qeveri dhe kryesisht për ndryshimin e kreut të Ministrisë së Brendshme, një institucion kyç dhe i gjendur shpesh në qendër të sulmeve, veçanërisht nga opozita, ambasadori amerikan theksoi se “që lufta kundër krimit të organizuar dhe narkotikëve në Shqipëri të ketë sukses, ka nevojë për energji të reja. Nëse zoti Xhafaj punon në mënyrë agresive kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar, ai do të ketë mbështetjen tonë të plotë”, theksoi ambasadori amerikan, duke vënë në dukje bashkëpunimin e mëparshëm me drejtuesin e ri të Ministrisë së Brendshme, sidomos në procesin e Reformës ne Drejtësi.

“Ne kemi punuar ngushtë me zotin Xhafaj, si kreu i Komisionit të Ligjeve të Kuvendit dhe për Reformën në Drejtësi”, përfundon deklarata e ambasadorit Lu shkruan TCH.

Xhafaj ishte një prej katër emrave të rinj që u bënë pjesë e kabinetit qeveritar pas ndryshimeve të përpara disa ditëve. Me marrjen për 6 muajt e ardhshëm të dikasterit të mbajtur deri tani nga Saimir Tahiri, Xhafaj do të heqë dorë nga Komisioni i Ligjeve. Rëndësia kyçe e kësaj ministrie vendoste një barrë të madhe përzgjedhjeje mbi shpatullat e kryeministrit, ndërsa figura e Xhafajt kishte marrë që më parë vlerësime pozitive nga SHBA.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img