Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të enjten në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier.
Në komunikatën e lëshuar nga Presidenca, thuhet se në këtë takim është diskutuar për situatën e sigurisë në vend.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për situatën e sigurisë në vend, si dhe në fushën e politikës së jashtme dhe të mbrojtjes”, thuhet në njoftim.
Më tej është theksuar se Osmani dhe Hovenier kanë diskutuar për vazhdimin e koordinimit mes institucioneve të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në adresimin e çështjeve prioritare.