Site icon PrishtinaPress

Ambasadori amerikan flet për plagosjen në Shtërpcë: Jemi të shqetësuar, e dënojmë aktin

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka thënë se janë të tepër të shqetësuar për rastin e plagosjes së dy të rinjve në Shtërpcë. 

Ai ka thënë se SHBA-ja e dënon një akt të tillë dhe ka falënderuar autoritetet e Kosovës për shpejtësinë e veprimit dhe kapjen e të dyshuarit.

“Ishte nder për mua që peshkopi Teodosije më ftoi të marr pjesë në shërbesën e mëngjesit për Krishtlindje. E shfrytëzoj këtë mundësi të flas për atë që ndodhi dje në Shtërpcë. Dhe mund ta them në emër të SHBA-së se sa të shqetësuar jemi për dy personat e rinj që u qëlluan”, ka thënë Hovenier.

“E dënojmë një akt të tillë sigurisht. Dhe jemi falendëruar që autoritetet vepruan me shpejtësi dhe e kapën të dyshuarin”, ka shtuar tutje.

Exit mobile version