Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett, ka falenderuar Qeverinë e Kosovës për gatishmëria për t’u ofruar strehim qytetarëve afgan të cilët janë duke u larguar nga Afganistani pas marrjes së pushtetit nga talebanët, shkruan Insajderi.
Kosnett përmes një postimi në llogarinë zyrtare në Twitter shprehu falenderimet e tij për këtë veprim, duke thënë se Kosova dëshmoi lidership në sferën ndërkombëtare.
“Në emër të Shteteve të Bashkuara, falënderimet e mia më të thella për qeverinë dhe popullin e Kosovës për gatishmërinë tuaj për t’u ofruar strehë partnerëve tanë afganë në udhëtimin e tyre drejt një jete të re. Edhe një herë, Kosova demonstron lidership në skenën globale.
On behalf of the United States, my deepest thanks to the government and people of Kosovo for your willingness to offer refuge to our Afghan partners on their journey to a new life. Once again, Kosovo demonstrates leadership on the global stage.
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) August 17, 2021