-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori amerikan: Do ta vëzhgojmë Kadri Veselin

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett ka folur rreth vendimit të fundit të Kadri Veselit për shkarkimin e zyrtarëve të PDK’së me aktakuza të konfirmuara.

Ai e ka quajtur si një lëvizje pozitive dhe ka treguar se do ta vëzhgojnë nëse një zotim i tillë i Kadri Veselit do të zbatohet plotësisht.

“Mendoj se deklarata e Veselit ishte e mirëseardhur dhe konsiderojmë që është lëvizje pozitive dhe do e vëzhgojmë nëse do të zbatohet në plotëni. Të njëjtën kohë kjo do të ishte edhe thirrje edhe për partitë tjera politike për atë që ka bërë PDK-ja”, ka shtuar ai.

Kreu i Ambasadës së SHBA-së thotë se kosovarët kanë të drejtë që të kenë udhëheqës të pa korruptuar dhe pa aktakuza.

“Më lejoni të shtojë diçka, nuk mendoj se çdokush që është i akuzuar është fajtor, apo të gjithë ata që janë të dënuar janë njerëz të ligë dhe nuk kanë bërë asnjëherë diçka të mirë, por duke qen në një pozitë politike, kjo po ndikon negativisht në vend dhe po krijon shpërqendrim tek të tjerët. Mendoj se kosovarët kanë të drejtë të kenë prijësit e tyre të pa korruptuar dhe pa aktakuza”, ka thënë Kosnett për rajonipress.

Dje kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka marrë vendim për të larguar nga pozitat partiake dhe institucionale të gjithë zyrtarët e PDK’së që kanë aktakuza të konfirmuara nga institucionet e drejtësisë në Kosovë.

Pas këtij vendimi ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Inovacionit, Besim Beqaj, ndërkohë pritet edhe shkarkimi i Agim Çekut nga posti i zëvendësministrit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img