Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ai i Francës, Olivier Guerot si dhe ambasadori italian, Antonello De Riu i kanë shkuar në takim kryeministrit, Albin Kurti.
Ndryshe, pas vendimit të BQK-së për të ndaluar përdorimin e dinarit presioni nga ndërkombëtarët është shtuar.
Po ashtu vlen të theksohet se ambasadorët kanë mbajtur një takim me Kurtin edhe javë më parë.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania dhe Bashkimi Evropian, tashmë kanë dalë me qëndrimet e tyre mbi këtë çështje.
Kryeministri i Kosovës, ka thënë se ky është vendim i BQK-së dhe se politika nuk mund të ndërhyjë në vendimet e institucioneve të pavarura./EO