Ambasadorët e vendeve të Quint-it kanë shkuar sot në Presidencë për një takim me presidenten Vjosa Osmani.
Siç raporton Gazeta Express, në takim te Osmani kanë shkuar edhe kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Ky takim vjen para ardhjes së emisarit amerikan, Gabriel Escobar, i cili do të flasë me krerët e shtetit mbi dialogun me Serbinë.