Site icon PrishtinaPress

Ambasadorët e QUINT-it në takim me kryeministrin Kurti

Sapo ka përfunduar pjesëmarrjen në konferencën ”Balkan Dialogues Initiative”, kryeministri Albin Kurti, është larguar nga aty.

Ai nuk ka pranuar t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, por është nisur drejt Qeverisë.

Kjo pasi në orën 10:00, është planifikuar që kryeministri Kurti të ketë një takim me ambasadorët e vendeve të QUINT-it në Kosovë.

Ky takim mbahet vetëm një ditë pasi në Kosovë qëndroi emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, i cili sot ndodhet për vizitë në Serbi.

Ai ka njoftuar se me 15 maj (të hënën( në Bruksel do të mbahet takim mes dy kryenegociatorëve, besnik Bislimi të Kosovës dhe Petar Petkoviqit të Serbisë.

Ndërkohë, kryeministri Kurti sot deklaroi se Kosova është për dialog. “Jemi të përkushtuar dhe konstruktiv”,tha ai, gjatë pjesëmarrjes në konferencën ”Balkan Dialogues Initiative”.

Ai u shpreh se takimi i 2 majit përfundoi me një shënim pozitiv ku palët u pajtuan për Deklaratën për të pagjeturit.

“Ne e kemi trajtuar këtë çështje me urgjencë sepse familjet kanë pritur shumë gjatë. Kosova po bën hapat e duhur për rrugën e saj drejtë Bashkimit Evropian”, ka theksuar Kurti.

 

Exit mobile version