Me iniciativë të ministrit të Kosovës për Komunitete e Kthim Dalibor Jevtiq, në Prishtinë është mbajtur takimi me ambasadorët e shteteve të Quintit (SHBA, Britani, Gjermani, Itali dhe Francë) për temën e kthimit dhe të integrimit të personave të shpërngulur dhe për projektin e “Luginës së Diellit”.
Sipas kumtesës që e përcjell tanjug, transmeton Koha.net, Jevtiq ka thënë se procesi i kthimit nuk është aspak i lehtë dhe se në këtë rrugë dalin mijëra pengesa , sipas tij që nga pasuria e uzurpuar deri problemi i dokumenteve personalë, sigurisë e shumë të tjerët.
Ai ka thënë se brengoset edhe më shumë pasi procesi i kthimit, sipas tij, por merr konotacion politik dhe ka shtuar edhe pas 17 vjetësh po flitet ende kush mund dhe kush nuk mund të kthehet.
Jevtiq ka kërkuar përkrahjen e shteteve të Quintit në Kosovë për zgjidhjen e kësaj çështjeje që ai e quan të rëndësishme.
Përfaqësuesve të shteteve të Quintit dhe të BE-së Jevtiq u ka thënë se do t’i falënderohej shumë nëse do të mund të ndihmonin që kthimi të jetë temë relevante dhe po të formohej grupi punues për kthimin në vende të caktuara siç janë për shembull Gjakova, Zveçani etj.
Vendet e Qunitit, sipas kumtesës, kanë shfaqur gatishmëri për përkrahje politike në këtë proces.