-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadorët e BE-së pajtohen në parim që t’u hiqen vizat edhe serbëve të Kosovës me pasaporta ilegale

Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Qeverive të Shteteve Anëtare në Bashkimin Evropian (COREPER) II, në takimin e sotëm, ka arritur pajtueshmëri në parim që edhe serbët e Kosovës, të cilët bartin pasaporta ilegale të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese Serbe e ku qytetet e Kosovës paraqiten si të Serbisë, të mund të lëvizin lirshëm pa viza në zonën Schengen.

Kështu ka njoftuar Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së në një postim të bërë në platformën X, raporton Klankosova.tv.

“Në takimin e sotëm të COREPER II, ambasadorët u pajtuan në parim për një rregullore që siguron që i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor t’i nënshtrohet të njëjtit regjim vizash. Kjo do t’i përjashtonte mbajtësit e pasaportave serbe të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese Serbe nga nevoja për vizë për qëndrime deri në 90 ditë në shtetet anëtare”.

“Këshilli tani do të duhet të miratojë rregulloren në mbledhjen e tij të ardhshme më 22 korrik”, ka thënë Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së.

Klisman Kadiu, këshilltari për media në zyrën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, kishte reaguar pas miratimit të Komisionit për Liri Qytetare dhe Punë të Brendshme të Parlamentit Evropian më 9 prill mbi raportin për liberalizimin e vizave për bartësit e pasaportave të Serbisë që jetojnë në Kosovë.

Kadiu pati thënë se shprehin keqardhje për këtë votim, i cili sipas tij, nuk reflekton realitetin e së drejtës për udhëtime pa viza të qytetareve nga komunitetit serb.

“Ritheksojmë se pasaportat ilegale të lëshuara nga Serbia shkelin sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, andaj dhe nuk mund të njihen apo të jenë dokument i vlefshëm udhëtimi”, kishte thënë atë kohë Kadiu. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img