Site icon PrishtinaPress

Ambasadat e Kosovës vazhdojnë përbuzjen ndaj Opozitës, Abdixhiku injorohet në Holandë nga diplomatët e Kosovës

Një delegacion i Lidhjes Demokratike të Kosovës i prirë nga kryetari Lumir Abdixhiku ka qëndruar për një vizitë dy ditore në Rotterdam të Holandës, ku kanë marrë pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane. 

Siç merr vesh Gazeta Express nga burimet, lidhur me këtë vizitë në Rotterdam, LDK-ja ka kërkuar edhe asistencën e Ambasadës së Kosovës në Holandë, megjithatë s’janë përfillur nga Ambasada atje me arsyetimin se “janë të zënë me punë në Hagë”.

Kjo nuk është hera e parë që përfaqësitë e Kosovës jashtë vendit injorojnë delegacionet e partive opozitare që shkojnë për vizita zyrtare jashtë shtetit. 

Edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka drejtuar akuza në adresë të Ambasadës së Kosovës në Washington, duke thënë se këta të fundit nuk i kanë ofruar kurrfarë asistence edhe përkundër faktit që ishin lajmëruar për vizitën e ish-kryeministrit Haradinaj në SHBA.

Haradinaj kishte treguar se ishte injoruar nga Ambasada në Washington dhe gjithashtu edhe nga konsullata e Kosovës në Neë York, dhe sipas ish-kryeministrit veprime të tilla të përfaqësive të Kosovës mund të jenë bërë me direktiva të kryeministrit Albin Kurti.

“Kam qenë kryetar qeverie dy herë edhe pse shkurt, jam mjaft i respektueshëm ndaj obligimeve të mia, tani edhe si deputet e kam njoftuar me kohë ambasadën e Kosovës në Washington për agjendën time. Qeveria Kurti e ka ditur për takimin tim me z.Escobar dy javë përpara. Pra unë s’i kam fsheh asnjë detaj të angazhimi tim. Edhe kam kërku edhe logjistikë, ndihmë nga Ambasada, por t’iu them të drejtën jam injoruar nga ambasada e Kosovës në Washington, edhe jam injroruar krejtësisht edhe nga konsullata në New York, me siguri me direktiva të Kurtit”, kishte thënë Haradinaj pas takimit që kishte pasur me emisarin e Departamentit të Shtetit, Gabriel Escobar, në Washington.

Ndryshe Abdixhiku dhe delegacioni  i LDK’së kanë marrë pjesë në kongresin dyditor të partive politike politike evropiane EPP, ku është zgjedhur kryetari i ri saj, Manfred Weber i cili mori besimin e mbi 447 delegatëve nga gjithsej 502 delegatë të EPP-së.

Sic ka njoftuar kreu i LDK’së aty me sponzorizimin e partisë më të madhe austriake, Die Volkspartei (ÖVP) partisë së kancelarit austriak, Karl Nehammer, u votua rezoluta në mbështetje të liberalizimit të vizave të Kosovës. /GazetaExpress/

Exit mobile version