Site icon PrishtinaPress

​Ambasada turke tregon për sasinë e ndihmave që janë nisur nga Kosova në Turqi

Ambasada e Turqisë në Kosovë, ka njoftuar se janë nisur për në Turqi me maune ndihma nga Kosova.

Sipas Ambasadës turke, që ka thënë se së bashku me Konsullatën e Përgjithshme në Prizren, institucionet e Kosovës dhe bashkatdhetarët, po dërgohen ndihmë batanije, gjeneratorë, ngrohës, pako me pelena, jorganë, krevate, jastëkë e kuti me rroba dimërore.

“Ambasada jonë së bashku me Konsullatën e Përgjithshme në Prizren, institucionet e Kosovës dhe bashkatdhetarët tanë po dërgon në Turqi me THY dhe maune: 3,161 batanije, 30 gjeneratorë, 28 ngrohës. 666 pako pelena, 31 jorganë, 2 krevate, 27 jastëkë, 51 kuti (416 kg) rroba dimërore”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Turke në Prishtinë.

Exit mobile version