Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të qeverisë japoneze, anëtarë të Dietës, anëtarë të trupit diplomatik si dhe miq të Kosovës.
Organizimi u bë në qytetin e Tokios.
“Për nder të Ditës së Pavarësisë,Ambasada e Kosovës në Japoni organizoi një pritje diplomatike me përfaqësues të qeverisë japoneze, anëtarë të Dietës, anëtarë të trupit diplomatik dhe miq të Kosovës për të festuar” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.