Site icon PrishtinaPress

Ambasada italiane në Prishtinë mirëpret takimin e palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel

Ambasada e Italisë në Kosovë ka mirëpritur takimin e sotëm mes palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel.

Në një postim në Twitter, ambasada italiane thotë se dialogu është platforma e vetme për të adresuar dhe zgjidhur të gjitha çështjet.

“Italia mirëpret takimin e sotëm mes Kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë. Ne mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE-ja si platforma e vetme për të adresuar dhe zgjidhur të gjitha çështjet e hapura dhe për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin”,  thuhet në njoftimin e ambasadës italiane.

Ndryshe, pas tensionimit të situatës, si pasojë e aplikimit të reciprocitetit për targat e automjeteve serbe, pala kosovare dhe ajo serbe po zhvillojnë sot takime në Bruksel.

Në takimin e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, prezent është edhe zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, i cili tashmë ka zhvilluar takim me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe me shefin e zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Exit mobile version