Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, ka uruar qytetarët e Kosovës shëtitje të mirë në Gjermani.
Këtë urim, Rohde e ka bërë pasi që ka shpërndarë postimin e Zyrës së Bashkimi Evropian, i cili flet për liberalizmin e vizave për kosovarët.
Ai gjithashtu ka propozuar që qytetarët të vizitojnë Ishullin e Muzeut në Berlin.
Nga 1 janari, qytetarët e Kosovës përfundimisht do të lëvizin lirshëm në vendet e Zonës Shengen.