2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Ambasada gjermane për RTK-në: Jo deklarata pa fakte e shifra, çështja ishte e ndjeshme

Ambasada gjermane në Kosovë ka dënuar akuzat e pabaza ndaj gazetës Nacionale dhe Periskopi në tekstin jashtëzakonisht kontraverz të ‘”Slobodna Bosna”, i njohur për prodhimin e lajmeve të rreme, tekst i cili u transmentua në Radiotelevizionin publik të Kosovës.

Në një përgjigje për Nacionalën, ambasada gjermane ka theksuar rëndësinë që mediat të mos targetohen me deklarata pa fakte apo shifra objektive.

Në rastin e sulmit ndaj Nacionales dhe Persikopit, ambasada ka shprehur shqetësimin e dëmtimit të besueshmërisë së mediave dhe rrezikimin e gazetarëve.

“Ambasada ndjek dhe monitoron peizazhin mediatik në Kosovë si pjesë e punës së saj të përgjithshme dhe kështu ka mësuar për deklaratat e përmendura në hyrje siç janë raportuar në media.

Nisur nga ndjeshmëria e zonës së cilës i referohen deklaratat dhe pretendimet e raportuara, ne jemi të mendimit se në përgjithësi nuk duhen bërë deklarata që nuk mund të vërtetohen me fakte dhe shifra objektive. Vënia në pikëpyetje e integritetit të një organi mediatik në një formë të tillë, qoftë edhe vetëm në mënyrë indirekte, mund të dëmtojë besueshmërinë e medias në fjalë dhe – duke pasur parasysh ndjeshmërinë e përmendur më lart – t’i vërë në rrezik gazetarët që punojnë për organizatën mediatike. Mund të jetë vetëm në interes të qeverisë kosovare të mbrojë një peizazh të lirë dhe të larmishëm mediatik, pasi ne e mbështesim atë edhe nga ana e Ambasadës.” – thuhet në përgjigjen e ambasadës për Nacionalen.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img