Policia maqedonase ka rritur sigurinë ndaj Ambasadës franceze. Këtë për televizionin Telma e konfirmojnë nga MPB-ja maqedonase, ku për shkaqe sigurie nuk tregojnë më shumë detaje.
Ambasada ka kërkuar masa të shtuara të sigurisë ndërsa Ministria është përgjigjur në mënyrë përkatëse. Kjo është ambasada e vetme që deri më tani ka kërkuar siguri, pas sulmeve verbale dhe fotografive tmerruese me nekrologë që dolën në rrjetin social “Imgur”, transmeton agjencia Meta.
Telma njofton se sot ka tentuar të marrë informatë se cilët ambasadorë maqedonas janë thirrur në vendet amë të ambasadorëve dhe prej kujt është kërkuar të japë shpjegime se çfarë po ndodh me sigurinë e përfaqësuesve të tyre në Maqedoni, por nuk ka arritur të merr përgjigje nga MPB.
Zyrtarisht deri më tani në MPB askush nuk ka kërkuar hetim për publikimin e fotografive, edhe pse këtë, me anë të një komunikate e ka kërkuar edhe VMRO-DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit, pas sulmit të të cilit ndaj ambasadorëve perndimorë dolën fotografitë, të cilat tashmë janë zhdukur nga interneti.