Site icon PrishtinaPress

Ambasada e SHBA’së: Askush s’po u kërkon liderëve kompromis me sovranitetin, të heqin dorë nga territori ose ta shkelin Kushtetutën

Ambasada amerikane në Prishtinë, ka deklaruar se askush nuk është duke kërkuar nga liderët e Kosovës që të bëjnë kompromis me sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të ambasadës, për vizitën e emisarëve Escobar e Lajcak, thuhet se status-quoja është e paqëndrueshme ndaj inkurajojnë të gjithë akterët që të angazhohen drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovë e Serbisë që përqëndrohet në njohje të ndërsjellë.

“Përfundoi një vizitë produktive e përbashkët SHBA-BE nga Përfaqësuesit Specialë Escobar dhe Lajcak në Kosovë. ShBA-ja e përkrah fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja si rruga më e mirë me të cilën udhëheqësit kosovarë mund të sigurojnë të ardhme evropiane për qytetarët e saj. Status quo-ja është e paqëndrueshme; ne inkurajojmë angazhim konstruktiv, fleksibil dhe urgjent nga te gjithë për të arritur një marreveshje gjithëpërfshirëse për marrëdhënie të normalizuara, të përqendruara në njohje reciproke. Askush nuk po u kërkon udhëheqësve të Kosovës që të bëjnë kompromis për integritetin territorial ose që ta shkelin Kushtetutën e saj. Ato janë të paprekshme”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane.

Exit mobile version