Ambasada e SHBA-së në Prishtinë lëshon vizën e parë, tani qytetarët nuk kanë nevojë të udhëtojnë drejt Shkupit

150
Advertisement

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, ka njoftuar se që nga sot të gjithë qytetarët do të mund t’i kryejnë shërbimet rreth vizave në Kosovë, pa pasur nevojë të udhëtojnë në Shkup.

Advertisement

Në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në Kosovë, bëhet e ditur se sot është lëshuar viza e parë për një qytetare, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se më 4 korrik të këtij viti në Prishtinë, u bë përurimi i ndërtesës së re të Ambasadës amerikane, e cila konsiderohet manifestim fizik i një partneriteti të qëndrueshëm në mes të SHBA-së dhe Kosovës.

PostAdssFotoja e reklamës