0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ambasada e SHBA-së jep detaje nga takimi i Thaçit e Haradinajt me zyrtarët amerikanë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dhënë detaje në lidhje me takimin e djeshëm të zyrtarëve amerikanë që patën me presidentin Hashim Thaçi si dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Ky takim mes zëvendësdrejtorit të Lartë për Europë i Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC) John Erath, dhe drejtori i NSC-së për Çështje Europiane, Brad Berkley ndodhi pas vizitë ssë tyre në Beograd dhe takimeve me udhëheqësit e Qeverisë së Serbisë.

”Mysafirët erdhën për të përforcuar porosinë e Presidentit Trump “për të zënë këtë moment unik … dhe për t’u përmbajtur nga veprimet që do ta bënin arritjen e një marrëveshjeje më të vështirë”, thuhet mes tjerash në kumtesën e ambasadës së SHBA-ve.

”Në të dyja kryeqytetet ata theksuan shqetësimin e Shtëpisë së Bardhë se Dialogu duhet kthyer në binarë, dhe se të dyja palët duhet të ndërprejnë veprimet provokuese dhe të ndërmarrin hapa konstruktivë për tu kthyer në tryezën negociuese.

Mysafirët përsëritën mesazhin e tyre nga letra ndërinstitucionale e 11 shkurtit se taksat në prodhimet e Serbisë dhe Bosnies janë pengesë në rrugën drejtë progresit, e minojnë partneritetin tonë, dhe duhet të pezullohen në mënyrë që Dialogu me Serbinë të lëvizë përpara.

Ata theksuan urgjencën që Kosova të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë, dhe rreshtimin SHBA-Kosovë për këtë interes të përbashkët strategjik”, thekson ambasada e SHBA-ve në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img