Site icon PrishtinaPress

Ambasada e Kosovës publikon qarkoren për regjistrimin e kosovarëve në Gjermani

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka bërë publikimin e Qarkores zyrtare (Rundschreiben VII2.20104/49#24) të Ministrisë Federale të Punëve të Brendshme të Gjermanisë (BMI).

Kjo qarkore rregullon procedurat e regjistrimit për shtetasit e Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

“Kjo Qarkore është shpërndarë më 7 mars 2025 tek institucionet lokale të regjistrimit (Melderegister) në të gjitha landet e Gjermanisë. Megjithatë, për shkak të kohës së shkurtër, mund të ndodhë që ende jo të gjitha institucionet relevante ta kenë pranuar këtë dokument. Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin dhe të gjitha misionet tona konsullore në Düsseldorf, Frankfurt, Hamburg, München dhe Stuttgart mbeten në shërbimin tuaj për çdo sqarim apo informacion shtesë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Gjermani.

Rikujtojmë se ditë më parë ambasadori kosovar në Gjermani, Faruk Ajeti pati njoftuar se shtetasit kosovarë nuk do të regjistrohen më si shtetas serbë në Gjermani.

Exit mobile version