Konsulli i përgjithshëm i Kosovës në Gjenevë, Ramadan Avdiu, ka demantuar një lajm të disa ditëve më parë të mediave serbe.
Avdiu në një postim në rrjetin social Facebook kërkoi nga mediat në Kosovë verifikimin e lajmeve para publikimit, pasi sipas tij, ekziston një tendencë e mediave serbo-ruse për prodhimin e lajmeve të rreme, duke marrë lajme nga medie të huaja dhe duke i përkthyer keq, me qëllim të destabilizimit të situatës, dhe vendosjen e Kosovës në pozitë të pafavorshme në raport me partnerët strategjik, dhe në arenën politike ndërkombëtare në përgjithësi.
“Me shumë respekt dhe me mirëkuptim, kërkoj nga mediat e Kosovës që të bëjnë kujdes, duke bërë verifikimin e lajmeve para publikimit, pasiqë ekziston një tendencë e mediave serbo-ruse për prodhimin e lajmeve të rreme, duke marrë lajme nga medie të huaja dhe duke i përkthyer keq, me qëllim të destabilizimit të situatës, dhe vendosjen e Kosovës në pozitë të pafavorshme në raport me partnerët strategjik, dhe në arenën politike ndërkombëtare në përgjithësi”, ka shkruar Avdiu në ” Facebook’.
Postimi i plotë i Ramadan Avdiut:
“Me datë 13.02.2020, Gazeta zvicerane “Le Temps“ evokoi një tentim atentati terrorist në rezervuarët e karburanteve në Gjenevë-Vernier, që kishin planifikuar ithtarët e Shtetit islamik gjatë viteve 2018 dhe 2019, ku dyshohet se dy shqiptarë të arrestuar në 2018, kanë qenë të involvuar në ketë rast. Siç raportohet, arrestimi i shqiptarëve në Gjenevë ka ndodhur para dy viteve dhe jo tani.
Me shumë respekt dhe me mirëkuptim, kërkoj nga mediet e Kosovës që të bëjnë kujdes, duke bërë verifikimin e lajmeve para publikimit, pasi që ekziston një tendencë e medieve serbo-ruse për prodhimin e lajmeve të rreme, duke marrë lajme nga medie të huaja dhe duke i përkthyer keq, me qëllim të destabilizimit të situatës, dhe vendosjen e Kosovës në pozitë të pafavorshme në raport me partnerët strategjik, dhe në arenën politike ndërkombëtare në përgjithësi.
Pra, lajmi që ka qarkulluar në mediat e shkruara dhe disa portale, në Kosovë, lidhur me arrestimin e dy shqiptareve në Gjenevë i referohet ngjarjeve të para dy viteve dhe nuk ka të bëjë më aktualitetin!
Ne e përshëndesim bashkëpunimin ndërmjet organeve të sigurisë së Republikës së Kosovës dhe atyre zvicerane në luftën globale kundër terrorizmit dhe në fusha tjera të sigurisë”.