-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ambasada e Kosovës në Shkup: Të mos përdoret emri ynë dhe incidenti në Aeroport për politikë të brendshme

Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut përmes një reagimi në llogarinë zyrtare në “X” kanë demantuar lajmin e publikuar në disa media në Maqedoni të Veriut referuar një prononcimi për incidentin e ndodhur në aeroportin e Shkupit që i është atribuuar Ambasadës dhe notën e protestës së dërguar nga MPJ e Kosovës për autoritetet maqedonase.

Nga Ambasada e Kosovës në reagim kanë thënë se s’janë deklaruar për një gjë të tillë.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup përgënjeshtron në termat më të fuqishëm lajmin në disa portale të RMV se është prononcuar lidhur me incidentin në Aeroportin e Shkupit dhe se kinse ka konfirmuar se kjo është nota e parë dërguar autoriteteve”, thuhet në reagim.

Nga Ambasada e Kosovës thonë se lajmi ku pretendohet se Ambasada e Kosovës ka pohuar se është hera e parë që Kosova dërgon notë proteste, është i pasaktë dhe në reagim bëjnë thirrje të mos përdoret emri i ambasadës dhe incidenti në aeroport për qëllime të brendshme politike në Maqedoninë e Veriut.

„Informacioni i plasuar është i pasaktë edhe substancialisht. Ambasada bën thirrje që të mos keqpërdoret emri i saj dhe mos të shfrytëzohet incidenti i paprecedent dhe i paligjshëm ndaj Presidentës së Republikës së Kosovës për qëllime të politikës së brendshme në RMV“, thuhet në reagim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img