-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ambasada e Kosovës në Kanada reagon pas sulmit me armë në qendër të qytetit

Mëngjesin e së mërkurës, Policia e Ottawas dhe ekipet e emergjencës u thirrën në bllokun 400 të Rrugës Gilmour  pasi u raportua për të shtëna aktive me ‘persona të shumtë’ të plagosur.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe Ambasada e Kosovës në Ottava të Kanadasë, e cila ka bërë thirrje që të shmangen nga zona e qendrës së Otavës.

Sipas ambasadës së Kosovës në Ottawa, nuk raportohet se ka kosovarë të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

Njoftimi i plotë:

Sot në orët e mëngjesit ka pasur të shtëna me armë në qendër të qytetit të Otavës, sipas informatave të fundit raportohet për një të vdekur, dhe tre të plagosur rëndë.
Andaj, kërkohet që të shmangen zonat në qendër të Otavës, më saktësisht rruga Gilmour 400, rruga Lyon dhe Kent.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Ottawa, është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet këtu, dhe nuk raportohet se ka të përshfirë nga komuniteti ynë në këtë ngjarje të rëndë.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2750569908365218&id=1109598729129019

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img