9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi: Ende nuk ka hyrë në fuqi vendimi për lëvizjen pa viza

Ambasada e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi ka bërë të ditur se ende nuk ka hyrë në fuqi vendimi për lëvizjen pa viza në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në njoftimin e kësaj ambasade theksohet se sot është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit mes dy shteteve për përjashtimin reciprok të kërkesave për viza hyrëse në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Për datën e hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje,  ambasada e jonë do të  ju mbanë të informuar në kohë. Deri atëherë, qytetarët e vendit tonë, para se të nisen në Emiratet e Bashkuara Arabe , janë të obliguar që të pajisen me viza hyrëse”, thuhet në njoftim.

Lajmin lidhur me marrëveshjen për heqjen e vizave për kosovarët e bëri të ditur gjatë ditës presidentja Vjosa Osmani. /Klankosova.tv

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img