3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ambasada e Hungarisë me rrugëtim nëpër qytetet e Kosovës me qëllim të zhvillimit ekonomik

Ambasada e Hungarisë në Kosovë do të bëjë një rrugëtim nëpër qytetet e Kosovës me qëllim të zhvillimit ekonomik.

Këtë e bëri të ditur ambasadori i këtij shteti, Jozsef Bencze, në një konferencë për media pas një takimi që e pati sot me kryetarin e Komunë së Gjilanit, Alban Hyseni.

Pos tjera, Bencze është shprehur se Gjilani përfaqëson një mundësi të mirë për ngritjen e bashkëpunimit në zhvillimin ekonomik.

“Gjilani përfaqëson një mundësi të mirë për ngritjen e bashkëpunimit në zhvillimin ekonomik. Kryetari i Komunës së Gjilanit ka një plan të shkëlqyer për të ardhmen. Shpresoj që biznesmenët dhe kompanitë hungareze do të shprehin interes për krijimin e marrëdhënieve me bizneset e Gjilanit”, tha ai.

Ndërkaq, Hyseni ka falënderuar ambasadorin hungarez për gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img