1.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Ambasada e Gjermanisë: Palët të përkushtohen për de-eskalim urgjentisht – të zbatohet marrëveshja e Ohrit, përfshirë krijimi i Asociacionit

Të enjten e 14 shtatorit në Bruksel, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, do të rikthehen pas disa muajsh në tavolinën e dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Pritjet ndërkombëtare për progres janë të mëdha.

Nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë kanë thënë se Berlini zyrtar vlerëson faktin që më 14 shtator do të mbahet takim i nivelit të lartë dhe kanë shprehur mbështetjen gjermane për procesin që e ndërmjetëson Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell dhe emisari Miroslav Lajcak.

Nga Ambasada e Gjermanisë kanë potencuar se është urgjente që Kosova dhe Serbia të angazhohen dhe përkushtohen plotësisht për de-eskalim dhe për implementimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, përfshirë edhe themelimin e Asociacionit.

“Është urgjente që të dyja palët të angazhohen plotësisht dhe të përkushtohen për de-përshkallëzimin dhe zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit, duke përfshirë krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”.

Këtë takim që do të mbahet në Bruksel, Gjermania e sheh si një mundësi të mirë për të lënë anash menaxhimin e krizave dhe për t’u rikthyer tek një proces kredibil dhe konstruktiv.

“Takimi ofron një mundësi të mirë për t’u larguar nga modeli i menaxhimit të krizave dhe përfundimisht për t’u kthyer në një proces të besueshëm dhe konstruktiv”, thuhet në përgjigjen e ambasadës për Express..

Lidhur me këtë takim të nivelit të lartë në Bruksel, për DW ka folur edhe vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë se nga ky takim pret kthim në binarët e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.

“Shpresojë që do të kthehemi në binarët e zbatimit të marrëveshjes bazike dhe kjo nënkupton një plan të sekuencuar të zbatimit të marrëveshjes. Gjashtë fjalitë e para të preambulës, 11 nenet dhe 12 pikat e aneksit të zbatimit nga Brukseli e nga Ohri do të duhej që të zbatoheshin sa më parë në plotni”, ka deklaruar Kurti.

Edhe emsiari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se është shumë e rëndësishme që duke trajtuar detyrimet dhe kërkesat që nuk janë zbatuar ende nga Marrëveshja e Ohrit të zgjidhen një mori çështjesh.

“ Shpresojmë që nëpërmjet trajtimit të detyrimeve dhe kërkesave që nuk janë zbatuar ende nga Marrëveshja e Ohrit, do të mund t’i zgjidhim të gjitha çështjet, që nga zgjedhjet dhe deri tek targat e makinave dhe letërnjoftimet, dhe çështje të tjera që u shndërruan në burim përshkallëzimi. Është shumë e rëndësishme që të zgjidhim një mori gjërash”, ka thënë Escobar për “Zërin e Amerikës”.

Ai ka parlajmëruar masa ndaj të dy palëve në rast se s’do të ketë përparim në procesin e dialogut. Duke përmendur për Kosovën si gjëra që mund të humben për këtë vit si njohjet e reja, konferencë donatorësh, dialog strategjik me SHBA-në dhe marrëdhënie më e afërt me NATO-n. Escobar ka thënë se edhe për Serbinë do të jetë shumë e ngjashme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img